Striptizë në moshën 63 vjeç/ Madonna lë pa fjalë publikun me performancën e hatashme në skenë


Ylli ndërkombëtar i muzikës Madonna duket se ka vendosur të mos ndalet së surprizuari fansat.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi.

Këngëtarja shokoi publikun e MTV Video Music Aëards, duke nisur ceremoninë e ndarjes së çmimeve me një performancë të përzier me striptizëm.

63-vjeçarja u prit me ovacione kur u paraqit në skenën e Barclays Center, në Nju-Jork, mbrëmjen e së dielës.

Brohorimat e spektatorëve u shtuan kur Madonna hoqi xhaketën dhe qëndroi në skenë me një kostum të ngushtë të zi, që tregonte shumë.