Sulmi me th ikë në Itali, plagosen 5 persona, midis tyre dhe një fëmijë 5 vjeç në gjendje të rëndë


Një fëmijë vetëm 5 vjec ndodhet në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë të një personi në Itali.

Mediat e huaja raportojnë se një burrë me origjinë somaleze iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, në përgjigje, ai nxori thikën dhe më pas goditi dy punonjëset. Ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kohës që policia ishte vënë në ndjekje të tij, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë. Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe u largua në këmbë. Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia doli.

Megjithatë, arratia e tij nuk zgjati shumë pasi pas disa minutash u arrestua nga policia. Një hetim ka nisur për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, por sipas autoriteteve pista e terrorizmit përjashtohet.