Tekstet shkollore falas nga klasa e parë në të nëntën, Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës


Kryeministri Edi Rama njofton se tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën do të jenë falas.

Ai thotë se përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, që do të mësojnë nga botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES
dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë