“Ti do të dalësh nudo sot”, i dashuri i aktores shfaq dëshirën e çuditshme


Machine Gun Kelly dëshironte që Megan Fox të shfaqej pothuajse nudo në MTV Video Music AËards (VMA) ditën e diel dhe ajo nuk ja ka prishur aspak qejfin të dashurit të saj.

Aktorja e njohur e “Jeniffer’s Body” tërhoqi  jo pak vëmendjen në tapetin e kuq të “Brooklyn’s Barclays Center” falë fustanit të saj transparent nga Mugler, i cili tregonte mjaft qartë të brendshmet e saj prej argjendi dhe më pas shpjegoi se i dashuri i saj, i cili kishte veshur një kostum të kuq me shkëlqim, kishte vendosur për pamjen e saj në mbrëmjen gala.

“Ti do të dalësh nudo sot”, i ka thënë ai dhe Megan nuk ja ka diskutuar aspak fjalën.