“Zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh” Përplasje në konferencë, gazetarët nga Kosova i kërkojnë fjalën Ramës: Jemi dhe ne këtu


Gazetarët nga Kosova janë revoltuar për faktin se nuk morën fjalën në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Pas disa pyetjeve të bëra në sallë, moderatorja e takimit ndërhyri duke lajmëruar mbylljen.

Menjëherë gazetarët nga Kosova që kishin ardhur për të marrë pjesë në konferencë reaguan duke iu adresuar kreut të qeverisë për padrejtësi.

Nga ana tjetër Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel.

Moderatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel.