500 të helmuar në Krujë/ Rama ‘ia pason topin’ ujësjellësit: Ne kemi bërë investimin


Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve, foli për herë të parë për situatën e krijuar në Krujë ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

Rama tha se qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen është përgjegjëse për të.

“Të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjsitë e veta. Kjo është në hetim . Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet”- tha ai.