Adriatik Llalla në kërkim ndërkombëtar, GJKKO rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit


Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) rrëzoi kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg.

Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ishte bërë nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.

Llalla u dënua me dy vite burg, por nuk është gjetur ende. Pas disa ditësh kërkime në Shqipëri, SPAK e shpalli Llallën në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit.