“Ajo çfarë po ndodh me këta persona, është alarmante”, Anila Hoxha zbulon fenomenin që po trondit Tiranën


Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se shfrytëzimi i grave për të shpërndarë lëndët narkotike është kthyer në një fenomen shqetësues në Tiranë.

Sipas saj, femrat shpesh janë dhe konsumuese, kryesisht të kokainës.

Hoxha shtoi se një tjetër fenomen  shqetësues është kultivimi dhe konsumimi i kanabisit tek të miturit, të cilët shpesh po kthehen në autorë të veprave penale.

“Para disa viteve patëm një rast ku një grua e moshuar tek Vilat Gjermane, e cila transportonte drogë. Në fakt ajo tha se nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë dhe se shtyhej nga i biri.

Tani vonë, edhe një çift u zbulua se shpërndante droge. Shfrytëzimi i grave dhe vajzave në fushën e shpërndarjes dhe konsumimit, kryesisht të kokainës, është bërë fenomen shqetësues në Tiranë.

Lidhur me 100 ditshin e policisë, është diçka që e ka kërkuar kryeministri Edi Rama. Unë mbajta një kalendar, duke dokumentuar ngjarjet kriminale apo edhe ato për motive të dobëta. Kultivimi i kanabisit po krijon plagë të mëdha në shoqëri. Ajo çfarë po ndodh me të miturit, është alarmante. Shumë nga të miturit po kthehen në autorë të veprave penale”, tha Anila Hoxha në emisionin “Zona Zero” në Top News.