“Ambasada amerikane këtu ka 3 prioritete” Yuri Kim flet për ndryshimin e madh në Shqipëri


Në një konferencë për mediat, ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka bërë thirrje të gjithëve që ti japin përparësi përmirësimit të klimës së biznesit.

Sipas saj, e ardhmja në Shqipëri do të jetë më e ndritur dhe ambasada amerikane në vendin tonë ka 3 prioritete: Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

“Ambasada amerikane këtu ka 3 prioritete: Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Reforma në drejtësi duhet të çohet deri në fund dhe e drejta e pronës duhet të garantohet. Qeveria duhet ta marrë serjozisht agjendën e Dhomës së Biznesit. Jam e kënaqur që Kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmisuar klimën e biznesit. Kam besim që e ardhmja do të jetë më e ndritur”, tha Yuri Kim.