“Ata joshen vetëm nga një…” Profesori tregon skemën se si grupet kriminale rekrutojnë të rinjtë në Shqipëri


Në Shqipëri vitet e fundit është vënë re një fenomen shqetësues.

Të miturit po bëhen pjesë e grupeve kriminale, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar edhe skemën që përdorin grupet kriminale për rekrutimin e të rinjve.

Gjithçka, duket se nis me një dozë hashash.

“Ka një trend për të përdorur të miturit. Fillimisht adoleshentët joshen me hashash. Ata bie pre e këtij konsumimi. Pastaj, duke qenë se nuk kanë të ardhura dhe vijnë nga familje të varfra, gjejnë pastaj mbështetje tek grupet kriminale. Unë besoj se grupet kriminale janë si gjuetarët dhe gjejnë kategoritë e dobëta. Fillimisht, ata i kalojnë të rinjtë në disa teste të thjeshta besueshmëri, deri në anëtarësimin e tyre në këto grupe kriminale”, deklaroi profesori.