‘Big Brother’, ja kush janë 2 të famshmit që do i bashkohen sonte spektaklit të famshëm


Aventura televizive “Big Brother VIP”, nisi para një jave.

Përveç se me të famshëm po zhvillohet si format për herë të parë, një tjetër risi ishte edhe fakti se për herë të parë do të transmetohen dy mbrëmje spektakli, të martave dhe të premteve.

Në ditën kur banorët do të mbushin shtatë ditë të plota, do të ketë edhe hyrje të reja.

Kjo është lënë të kuptohet tërthorazi ditën e premte por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”.

Pritet që 2 të njohur të tjerë t’i bashkëngjiten shtëpisë.

Përflitet se bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe aktorja Ema Andrea.

Mbetet të shihet se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.