Çmime të çmendura/ Një restorant ngjitur me atë të Nusretit ofron të njëjtin mish… vetëm se 500 euro më lirë


Një restorant mishi i cili po shkon kokë më kokë me restorantin Salt Bae në Londër, u ka bërë përshtypje klientëve pasi ofron të njëjtat ushqime por për 500 euro më pak.

Nusret Gökçe, që u bë viral në internet si Salt Bae, së fundmi hapi restorantin e tij të 15 -të në Knightsbridge, ku mund ta shikoni duke hedhur erëza mbi mishin 630 euro.

Turku tanimë ka një perandori restorantesh globale falë kjo prezantimit të tij teatral të biftekut – i përjetësuar në një video të vitit 2017 të shikuar mbi 17 milionë herë.

Një faturë e postuar së fundmi në rrjete sociale arriti në 1,812.40 euro – pak më pak se paga mesatare mujore në Mbretërinë e Bashkuar.