Disa degë studimi rrezikojnë mbylljen, pedagogët e Shkodrës kërkojnë ndërhyrje nga ministrja Kushi


11 degë studimi rrezikojnë mbylljen në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Asambleja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkon që qeveria të rishqyrtojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitete.

Asambleja parashtron argumente të cilat vënë në dukje cenimin e autonomisë së universiteteve publike.

Si rrjedhojë në një deklaratë asambleja universitare e Shkodrës fton rektoren e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagogët që të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për përmirësimin e kushteve të institucionit akademik.

Përpos kërkesave që asambleja i ka bërë ministres së Arsimit, Evis Kushi, për t’i dhënë universitetetit të drejtën për të administruar numrin e pranimeve të studentëve, pedagogët  nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete, përpos përgjigjeve të vonuara ku thuhet se “kjo e drejtë i takon vetëm qeverisë dhe se është e panegociueshme”.