Disa mite që duhet të dini për lidhjen tuaj


Nuk ka dashuri ideale si ajo në seriale apo komedi romantike. Stereotipet që imponohen aty janë kilometra larg jetës reale.

Askush nuk është i perfekt kështu që njëri duhet të pranojë dhe të dojë të metat e tjetrit.

Harrojeni pritjet joreale dhe mësoni të përqafoni realitetin.

Marrëdhënia duhet të jetë sa më pasionante

Sigurisht që marrëdhënia e dashurisë do të jetë pasionante në fillim, gjë që do të kontribuojë në ndjenjën e afërsisë dhe ndarjes së intimitetit.

Do të ishte tejet ideale që ajo flakë fillestare e pasionit të vazhdonte, por pa pritje pretencioze, në formën e shkëndijave të vazhdueshme dhe grisjes së rrobave.

Çiftet e lumtura nuk grinden asnjëherë
Në qoftë se po grindeni, do të thotë që e doni njëri -tjetrin, sepse nëse nuk ka diskutime dhe mosmarrëveshje, do të thotë që nuk jeni shumë të interesuar për njëri-tjetrin.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që duhet të bërtisni apo të hidhni pjata në të gjitha drejtimet, por të kuptoni që diskutimet e rastit janë mjaft efektive për cilësinë e lidhjes.