Disa pacientë me virus nga Shqipëria po marrin trajtim në Kosovë


Dhjetë pacientë me koronavirus nga Shqipëria po trajtohen në Kosovë, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Në klinikat COVID në QKUK si dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë nga koronavirusi, ndërsa prej tyre 52 janë me oksigjenoterapi, e 3 në kujdesin intensiv me gjendje të rënduar shëndetësore.

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjihshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Në klinikat COVID-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 88 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë