E dhimbshme! I infektuar me virus, ndahet nga jeta efektivi i njohur i zjarrfikëses  


Ndahet nga jeta Tonin Ndoka, efektivi i repartit zjarrfikës në Mirditë. Ai ishte infektuar me Covid-19 prej ditësh. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë kolegët e tij.

“Nje humbje e madhe nga kjo sëmundje e pa bese. Trishtimi dhe dhimbja na ka pllakos në kët jete të pa besë. Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezit si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.

Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh shoku im Tonin Ndoka”, shkruan për ikjen e Tonin Ndokës një ndër kolegët zjarrfikës.

Të shumtë janë edhe miqtë e tjerë dhe kolegët të cilët kanë mbetur pa fjalë për ndarjen nga jeta të zjarrfikësit të Mirditës.

E trishtë! I infektuar me Covid, ndahet nga jeta efektivi i