E rëndë në Norvegji/ Një burrë qëllon me shigjeta njerëzit në rrugë, konfirmohen 4 viktima (VIDEO)


Një ngjarje e përmasave tragjike ka ndodhur në Norvegji.

Mediat e huaja raportojnë se një burrë ka dalë në rrugë me hark dhe shigjeta në dorë, duke vrarë katër persona dhe plagosur disa të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua në Kongsberg, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist dhe kanë urdhëruar qytetarët që të qendrojnë nëpër shtëpi.