“Edvin dëgjoji mirë këto daulle” Berisha publikon videon dhe ka një thirrje për Ramën


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me pamje nga takimi në kuadër të lëvizjes “Foltorja” që zhvilloi së fundmi në qytetin e Kukësit.

Ai u prit nga qindra qytetarë, ndërsa nuk kanë munguar as daullet në pritjen  e ngrohtë.

Berisha i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që ti dëgjojë ato daulle, pasi sipas tij janë për betejë.

“Edvin dëgjoji mirë këto daulle, nuk janë dasme por beteje”, shkruan ish-kreu i qeverisë krahas videos.