“Ejani këtu” Aktori i “Portokallisë” fton qytetarët në protestë: Mos u merrni me klikime në Instagram


Vijon protesta për rritjen e çmimit të ushqimeve të shportës dhe të karburantit para kryeministrisë në Tiranë.

I pranishëm është dhe aktori i “Portokallisë” Florian Binaj.

Kujtojmë se ky i fundit mori pjesë dhe në protestën e kaluar.

“Kemi dalë për të ngritur zërin dhe për ata që nuk kanë mundësi, të gjithë preken, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të marrin pjesë sa rrinë merren me klikimet në Instagram. Ta bëjnë për vete, për prindërit dhe për të ardhmen”, u shpreh Binaj.