I erdhi në ndihmë mësuesit, zbulohet ushtaraku që u përfshi në sherrin pranë shkollës “Çajupi” 


Një polic ushtarak ka marrë pjesë në ngjarjen e ditës së sotme pranë gjimnazit “A.Z Çajupi” në Tiranë.

Mësohet se njëri nga mësuesit e përfshirë në konflikt ka njoftuar ushtarakun Cim Qefalia i cili mësohet të jetë i afërmi i një prej mësuesve që u përfshinë në një sherr ku u përdorën mjete të forta dhe u qëllua me armë zjarri në ajër.

Cim Qefalia është shoqëruar për në komisariat për verifikime me një person tjetër, ndërsa policia është duke shqyrtuar pamjet dhe dëshmitë për zbardhjen e ngjarjes. Mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe për këtë arsye grupi i hetimit po verifikon secilin person në qoftë se ka ndërhyrë për të ndarë sherrin apo ka qenë pjesë e tij.

Konflikti mes disa personave, ka nisur si fillim në ambientet e një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë. Në Gjimnazin “‘Çajupi” bëhet mësim me turne. Pasdite zhvillojnë mësim edhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”.