“Ik se ta preva kokën”! Paloma rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama para disa vitesh


Paloma jo vetëm që është një gazetare e zonja por është dhe një ndër konkurrentet e “Big Brother Vip”. Si të gjithë aty brenda, edhe gazetarja ka treguar episode nga jeta e saj.

Paloma është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një eksperiencë në karrierën e saj me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga kryeministri Edi Rama ai i kishte bërë një koment aspak të këndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, u shpreh Paloma.

Gazetarja ka rrëfyer po ashtu se që pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku midis të tjerash gazetarja tha se i kishte shkruar: Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.