Ish-presidenti në qeli/ A do të lirohet Hashim Thaçi? Gjykata e Hagës merr këtë vendim


Në kuadër të Gjykatës Speciale, paneli i Apelit në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas këtij institucioni, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Kujtojmë se Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte që me 5 nëntor të vitit të kaluar.

Por të njëjtat akuza rëndojnë dhe mbi Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.