“Jam zhgënjyer, kam qarë në dhomë”/ Granit Cana flet për jetën private dhe sqaron çfarë po ndodh mes tij dhe Fifit në “Big Brother VIP”


Ish-futbollisti Granit Cana, i cili është bërë pjesë e “Big Brother VIP”, ka folur dje për herë të parë për jetën personale. I komentuar shumë për pamjen e jashtme, Graniti në fakt edhe ka vuajtur në dashuri.

Konkurrenti vendosi të flasë pa dorashka gjatë kohës që ishte në kuzhinë me Monika Lubonjën. Ai po e ndihmonte aktoren me larjen e enëve e në një moment, Monika e pyet: “Granit, po kështu ndonjë shoqe, ndonjë histori dashurie të bukur, se gjithë ky djalë që je ti pa dashurira të bukura, s’ke se si…”.

Graniti tregoi se momentalisht është beqar, por ka pasur edhe lidhje që kanë lënë gjurmë në jetën e tij, madje edhe ka qarë i mbyllur në dhomën e gjumit, që askush tjetër të mos e shihte.

“Po, kam pasur Monika edhe histori dashurie. Tani për momentin jam single, se kam mësuar shumë edhe prej eksperiencave, edhe kam vuajtur, edhe jam zhgënjyer, edhe kam qarë për një emër, s’e mohoj. Prej inatit e mbyllja dhomën me çelës që të mos më shihte askush. Nuk kam shumë kohë që jam ndarë me këtë vajzën. Por kjo më bën mirë që kam ardhë këtu”,- tha ish-futbollisti.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Graniti dhe Fifi janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshimet se mes tyre mund të lindë diçka. Ditën e djeshme, teksa po pinin cigare në oborr, dyshja diskutoi se si mund të vijojë raporti që kanë mes tyre edhe jashtë “Big Brother VIP”.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Varet prej teje si don me e mbajt raportin mes nesh jashtë…

Granit Cana: Unë mendoj që edhe jashtë kemi për të kaluar shumë mirë, po e them ‘sinqeseriozisht’. Pse qeshesh moj goce?

Fifi: Sepse nuk po të kuptoj, je shumë “deep” (i thellë) shumë i pakuptueshëm je…

Gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit, Graniti tha për marrëdhënien që ka me artisten:

“E kam thënë që të du shumë si person dhe që të ardhmes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, për momentin është kjo. S’po du me dal ashtu çuni… si lloj shfrytëzuesi, si dikush që po bën lojë për ‘Big Brother’, nëse lind diçka, lind diçka reale”.

Ndërkohë, pak ditë më parë, ata shkuan të qëndronin vetëm në dhomën e gjumit, ku Fifi u shfaq e mbështetur mbi prehrin e Granitit. Për më tepër, këngëtarja ka deklaruar se nuk e sheh si shok Canën./panorama