Komisioni për 25 prillin, Rama: S’kam ftesë! Berisha në krye të PD? Partia mund të katandiset në…


Kryeministri Edi Rama tha pas mbledhjes në selinë rozë se është i gatshëm për të diskutuar me opozitën për të gjitha çështjet, edhe për ngritjen e misionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit..

“Nuk kam pasur asnjë ftesë, jam në dispozicion, për të gjitha gjërat që do të më kërkohet për gjërat që kam për të thënë, ai është një komision që është ngritur me kërkesë të opozitës, e dimë si kanë rrjedhur ngjarjet.

Nuk ka, jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar si një votues i lirë pa qenë i lidhur me një parti, por nuk ka as mes demokratëve që PD humbi zgjedhjet. Ndërsa këto histori për masakra, janë punë e tyre”, tha Rama.

I pyetur për situatën e brendshme në Partinë Demokratike, kreu i qeverisë u përgjigj:

“Nuk kam asnjë koment lidhur me atë që ndodh në fushën e PD, por di të them nëse do të ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e të gjithë vendit për të shkruar një pjesë me shumë seri se si PD mund të katandisej në humor të zi, është ajo që po ndodh në PD”.