Korçë/ Bien reshjet e para të dëborës


Reshjet e para të dëborës kanë rënë në Korçë.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm në Korçë, ku tashmë termometri ka shënuar 3 gradë celsius.

Reshje bore ka pasur edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.

Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.