Krujë/ Humbi kontrollin e mjetit, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Krujë.

Bëhet me dije se një makinë tip “Golf” me drejtues shtetasin me iniciale R.P., 18-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një i ri 18-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.