Kush e nisi betejën e shisheve? Dalin pamjet që nuk u transmetuan, ja çfarë ndodhi me tifozët polakë (VIDEO)


Gjatë sfidës së mbrëmshme Shqipëri- Poloni në stadiumin “Air Albania”, ndodhi një incident i pakëndshëm.

Arbitri ndërpreu ndeshjen në minutën e 76-të për shkak se pas shënimit të golit nga ana e miqve, disa tifozë shqiptarë hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të lojtarëve të skuadrës kundërshtare.

Shqipëria tashmë rrezikon të dënohet nga FIFA për atë që ndodhi, me gjobë 200 mijë franga zvicerane afro 185 mijë euro, por edhe mund të detyrohet të luajë dy deri në katër ndeshje pa tifozë.

Por në disa pamje të siguruara nga brenda stadiumit, në minutat 20-30 të pjesës së parë, duken tifozët polakë që lëshojnë shishe plastike drejt atyre shqiptarë, të vendosur në tribunën poshtë. Sigurisht vjen edhe përgjigja e tifozëve shqiptarë, që gjithashtu hedhin shishe me ujë në drejtim të atyre polakë.