“Ky është politikani shqiptar që unë kam idhull” Lefter Maliqi e thotë hapur


Ish-deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka komentuar aktualitetin politik në Shqipëri.

Ai ka rrëfyer ndër të tjera se idhulli i tij në politikë është Sali Berisha.

Maliqi shprehet se ndihet mirënjohës ndaj ish-kryeministrit për ato që ai ka bërë për të në përiudhën që ishte deputet në zonën e Beratit.

“LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj. Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime. Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin që do të bëhet në qarkun e Beratit dhe mezi pres që të bëhet ndryshimi brenda opozitës”, tha Lefter Maliqi në Fax News.