Me hark shigjete në dorë/ I mori jetën 4 personave dhe plagosi 7 të tjerë, ky është autori i sulmit në Norvegji


Personi që shikoni në foto është Reiner Winklarson, autor i sulmit të tmerrshëm mbrëmjen e sotme në Konsberg të Norvegjisë.

Ai sulmoi kalimtarët në qendër të qytetit pranë një supermarket me hark dhe shigjetë në dorë.

Për pasojë humbën jetën 4 persona dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Ëinklarson i sulmoi qytetarët menjëherë sapo doli nga shtëpia. Ai u vu në pranga nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që kjo ngjarje shokuese të jetë sulm terrorist.

Pamje të rënda të njerëzve të shtrirë në rrugë u publikuan në rrjetet sociale si dhe shigjetat e përdoruara nga autori.

Ndërkohë, janë publikuar dhe disa foto të Reiner Winklarson i cili duket i apasionuar pas përdorimit të harkut dhe gjuatjes me shigjeta, në kopshtin e shtëpisë së tij.