“Më quajti Safet asfalti”, Gjici i përgjigjet Sali Berishës: M’ke shumë qejf e di


Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka quajtur gjatë Foltores në Kukës ‘Safet asfalti’.

Në një video live në Facebook, Safet Gjici, i thotë ish-Kryeministrit se asfalti duhet bërë si investim për njerëzit. Ai nuk ka kursyer po ashtu as ironinë, teksa u shpreh se ‘doktor Berisha e ka shumë qejf’.

“Do bëhen tgjitha mirë që dalin si rruga Rilindjes, se po bëjmë gjithë këto investime. Se ai doktor Berisha tha Safet asfalti. Asfalti ja për njerëzit është. Bie ndesh për atë që thotë vetë, s’ka investime thotë. Ai kudo që shkon, nëse nuk më përmend mua nuk i ecën fjala. Mua mka shumë qejf nuk e di. Ne duam verpa, këto janë veprat“, thotë Gjici.

Një ditë më parë, ish-kryeministri mbajti Foltoren e 8, duke u ndalur në qytetin verilindor të Kukësit. Nga Kukësi, Berisha bëri dy premtime të forta, teksa u tha se PD-ja do të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme dhe se akti i parë i qeverisë së djathtë do të jetë heqja e traut të Kukësit.