Një 30-vjeçar mbërrin i plagosur në spital në Tiranë, refuzon të flasë për policinë


Një 30-vjeçar ka mbërritur i plagosur në një spital në Tiranë, ndërsa ka refuzuar që të japë informacion lidhur me atë që i ka ndodhur.

Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Policia po punon për hetimin e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 00:50, të datës 14.10.2021, ka shkuar në spital dyshohet i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. B, 30 vjeç, i cili nuk jep sqarime për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.