“Nuk jemi mirë”, torturohen refugjatët afganë: Na dhun uan me shkelma në fytyrë, na morën paratë


Teksa dielli perëndon mbi një luginë të pluhurosur në periferi të qytetit Van në Turqinë lindore , Muhammdullah Sangeen dhe dhjetëra afganë po përgatiten për të fjetur.

“The Guardian” shkruan se 22-vjeçari, i cili ka një sy të mavijosur dhe prerje në të gjithë krahët, mbërriti nga Irani para disa ditësh me ndihmën e kontrabandistëve. Sangeen, që u largua nga Kabuli dy ditë pasi ra në duart e talebanëve në muajin gusht, tha se malet ishin mbushur me njerëz të vdekur kur ai kaloi në Turqi. Ai tha se hajdutët i vodhën 150 dollarë dhe forcat kufitare turke i thyen telefonin, i dogjën rrobat dhe e goditën me shkelma në fytyrë. Një refugjat tjetër tha se i kishin dëmtuar dorën me një send metalik nga një ushtar turk. Të tjerët folën për rrahje barbare dhe shkatërrim të pronave të tyre nga ushtria turke.

“Unë nuk jam mirë. Unë nuk ndihem njerëzor”, tha Sangeen.

Shtypjet e dhunshme kundër refugjatëve janë rritur në Turqinë lindore që nga marrja e Afganistanit nga talebanët thonë avokatët për të drejtat e njeriut që punojnë në rajon dhe disa vëzhgues të pavarur.