“Nuk mund të lind fëmijë” Zhaku tregon problemin shëndetësor që po e pengon të bëhet nënë


Inida Gjata, e njohur ndryshe dhe si Zhaku, është një nga personazhet që flet gjithmonë pa doreza.

Së fundmi, ajo ka zbuluar arsyen se përse nuk mund të bëhet dot me fëmijë.

E ftuar në programin “Apolitik”, me sinqeritetin që nuk i mungon, Zhaku ka treguar se shkak është bërë një tumor që ka, i cili fatmirësisht është beninj.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua t’u shkoj nga mbrapa fëmijëve”, ka thënë ajo.

Kjo gjë gjithsesi nuk ndikon aspak në raportin që ajo ka me bashkëshortin e saj gjerman, Christian, i cili ka një fëmijë nga një raport i mëparshëm.

Ajo tha se të dy janë individë të pavarur dhe se e shijojnë lirinë e tyre. Në fund Zhaku tha se nuk ndihet keq nëse nuk do të bëhet nënë, pasi sipas saj bota nuk po bëhet një vend më i mirë për të sjellë në jetë një fëmijë.