Pas më shumë se 1 viti, Kuvendi hap dyert për gazetarët, vendimi i konferencës


Gazetarët do të rikthehen në Kuvend, pas më shumë se një viti mungesë. Konferenca e kryetarëve ka marrë vendimin që gazetarët do rikthehen në lozhat e sallës së seancës plenare.

Në datën 4 qershor 2020 gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë u njoftuan se Byroja e Kuvendit kishte vendosur mbylljen e aksesit të tyre nëpër mjediset e kryesisë së kuvendit.

Gazetarët dhe operatorët u ndaluan të raportojnë duke e zëvendësuar me transmetimet e kontrolluara nga vetë kuvendi. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar apo me test PCR kundër koronavirusit mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.