Po drejtonte komisionin e Edukimit, largohet deputeti: Për arsye shëndetësore e kam të pamundur të rri


Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është larguar nga mbledhja e ditës së sotme ku po raportonte Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Ai ka kërkuar ndjesë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, duke ia kaluar drejtimin e mbledhjes nënkryetarit, deputetit socialist Petro Koçi.

“Për arsye shëndetësore e kam të pamundur të rri më gjatë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës me maskë në mbledhje. Gjekmarkaj tha për “BalkanWeb”,se bëhet fjalë për një gjendje helmimi ushqimor dhe nuk ka lidhje me koronavirusin.