“Pse kaq shumë ndryshim, nuk je ti”, si kurrë më parë, Arbana akuzohet për photoshop


Një nga moderatoret më të dashura dhe më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar është padyshim edhe Arbana Osmani. Këtë të fundit e kemi parë të jetë shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo ka zgjedhur që gjithmonë të jetë vetvetja dhe të shfaqet para fansave të saj pa komplekse. Mirëpo, si rrallëherë ajo ka marrë kritika të shumta e shkak për këtë është bërë një foto e saj e postuar në rrjete sociale.

Moderatorja postoi një foto nga spektakli i së premtes së “Big Brother VIP”, i cili ishte publikuar më herët nga makeup artisti, Arbër Bytyqi.

Përpos komplimenteve kishte dhe nga ata ndjekës, që mendonin se Arbana dukej shumë ndryshe dhe tek fotoja ka shumë ndërhyrje.

“Ti dukeshe bukuri natyrale mbrëmjen e së premtes shumë e kuruar dallohej dora e Arbërit, por fotoja që sapo postove duket që është prekur shumë me program nga Arbëri. Dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë ndryshim dukesh që nuk je ti, kur në fakt ti je e vetmja që nuk ke ndryshuar ndër vite. Vetëm je bërë më e bukur”, ka shkruar një ndjekëse.

Këtij komenti i ka kthyer përgjigje vetë moderatorja, e cila i ka shkruar:

“Arbëri ka luajtur pak me filtra dhe duke qenë se është një foto artistike s’ka asgjë të keqe. Ju e dini si jam në realitet.”
Dhe për ta mbylluar gjithë këtë “diskutim” më pas ajo ka postuar një foto Jonin.

“Grimi i sotëm nga dy të vegjlit e mi”- shkroi ajo krahas imazhit natyral dhe ashtu si në përditshmëri.