Shuhet në aksident i riu shqiptar, e dashura e tij në gjendje të rëndë


Një i ri shqiptar 22-vjeçar humbi tragjikisht jetën në Terni në Itali.

Mediat italiane shkrujnë se viktima është Riçardo Kahuqi, me origjinë shqiptare, por rezident në San Gemini. Bashkë me të po udhëtonte edhe e dashura e tij, po 22-vjeçe, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria.

Të rinjtë udhëtonin me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasja me një kamion. I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të së martës.

Sa i përket shkaqeve të ngjarjes tragjike, autoritetet kanë nisur hetimet.