Të buzëqeshur, socialistët vendosin demokratin në mes: Opozitarë, por vëllezër


Jemi mësuar të shohim që e enjtja të mos prodhojë vetëm debate në Kuvend, por edhe “paqe” duke treguar një fytyrë tjetër jashtë seancës plenare. E njëjtë ishte edhe dita e sotme, ku brenda seancës pati debate të shumta dhe akuza të forta mes shumicës dhe opozitës, por jashtë saj situata ishte krejtësisht ndryshe.

Për të pasqyruar një fakt të tillë ka menduar fotografi Agim Rama i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku deputetët socialistë Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë futur në mes demokratin Luan Baçi teksa të tre shfaqen të buzëqeshur.