Të gjithë u shtangën/ Gropa gjigante fundos dy makina në mes të qytetit, ja çfarë zbuluan ekspertët


Një gropë gjigante e mbushur me ujë të nxehtë ka “gëlltitur” dy makina në mënyrë mjaft dramatike.

Skena tronditëse ndodhi në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk.

Mjetet Toyota Corolla Spacio dhe Nissan Juke besohej se ishin parkuar jashtë një qendre biznesi kur gropa e madhe u shfaq në rrugë.

Fatmirësisht nuk pati viktima në këtë incident i cili ndodhi pasi nëntokë janë tubacionet që furnizojnë me ujë të ngrohtë njerëzit për të përballuar të ftohtin siberian.