Tentoi të përd hunojë një grua, 55-vjeçari në Shkodër e pëson keq


Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ e mbetur në tentativë. Policia njofton se shtetasi me iniciale B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, është arrestuar pas kallëzimit nga shtetësja 40 vjeçe, që ka deklaruar se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj.

“U arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj” njofton policia.