Tiranë/ Të shtëna te “Ish-parku i Autobuzëve”, plagoset një person


Pak minuta më parë disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, raportohet se zhurma është dëgjuar në zonën e “Ish-Parkut të Autobuzëve”.

Pas marrjes së një telefonate, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshimet janë për një person të plagosur në këmbë.

Nga ana e tyre, shërbimet policore po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në kryeqytet për kapjen e autorit.