Tronditet Tirana/ Të shtëna me armë zjarri te “Komuna e Parisit” (VIDEO)


Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit”.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në afërsi të lulishtes.

Siç duket në video forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një informacion zyrtar.

Fillimisht raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Redi Balla 22 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se atentatori është larguar në drejtim të paditur dhe është ende i paidentifikuar.