Zbulohet lëvizja e rradhës, Rama i beson një tjetër gruaje postin me rëndësi


Në mandatin e tij të tretë, mesa duket kryeministri Edi Rama ka vendosur që gratë të dominojnë.

Mësohet se ai ka firmosur emërimin e një tjetër gruaje në krye të një institucioni me rëndësi, siç është Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Këtë herë është vendosur Ori Kuçi në postin e drejtoreshës.

Ajo ka studiuar në Itali. Pas kthimit nga vendi fqinj, ajo është angazhuar në një emision radiofonik dhe iu sektorit të biznesit privat.

Në vitin 2013, Kuçi punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.