A mori pjesë dhe një grua? Vrau 8-vjeçarin në Fier, zbardhet dëshmia e Klodian Çalamanit


Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit, ku fqinji Klodian Çalamani i mori jetën fëmijës dhe më pas e groposi për arsye ende të panjohura.

Ditët e fundit ndërkohë në programin “Me zemër të hapur” u konfirmua se nëna e djalit dhe dy të afërme të familjes kanë dëshmuar në polici pasi kanë dyshime të forta se në krimin e rëndë është e  përfshirë dhe një grua.

Sipas të dhënave të siguruara, një gjë të tillë e ka mohuar vetë Çalamani, i cili ka pranuar me gjakftohtësi se e ka kryer ai krimin dhe se mban përgjegjësi të plotë mbi këtë gjë.