“Babai im nuk ishte njeri i mirë” Ermal Meta kthehet pas në kohë: Kam pasur një familje të tmerrshme


Këngëtari shqiptar me famë në Itali Ermal Meta ka folur së fundmi për familjen e tij në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Artisti që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun italian, është shprehur se ka patur një familje të tmerrshme, tradicionale.

Ai e cilësoi babain si një njëri të keq, duke shtuar se do preferonte 1 mijë herë diçka tjetër.

“Kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka tjetër. Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë.

Para se të vija në Itali as nuk e dija se çfarë do të thoshte të udhëtojë jashtë vendit. Mendoja për Italinë dhe mendoja boshllëkun. Kështu kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta sepse në Shqipëri ishin të gjitha me kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”, tha Ermal Meta.

Ai foli edhe për muzikën, teksa u shpreh se “kur nuk shkruan, hesht dhe se kalon shumë kohë duke menduar dhe përqendruar në atë çfarë ndjen dhe personin që është”.

“Kur nuk shkruaj, unë hesht. Diçka që ma ka mësuar muzika klasike. Më duhen 2-3 orë në ditë, muzika vjen nga heshtja dhe kaloj shumë kohë duke menduar dhe duke u përqendruar në atë që ndjej dhe jam. Më ka ndihmuar sidomos këto 2 vite të fundit për të luftuar frikën”, tha artisti.

Më pas shtoi: “Në një kohë kur askush nuk e ekspozon veten duke thënë atë që mendon, unë jam një njeri që mendon, që flas dhe për fat të keq jam edhe shkrimtar. Mendoj që rrjetet sociale gjenerojnë shumë vetmi”.