Certifikata e virusit ka një afat skadence, ja për sa kohë është e vlefshme


Bashkimi Europian ka propozuar një kufi prej nëntë muajsh për vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit për udhëtimet brenda bllokut europian, si dhe prioritetin e udhëtarëve të vaksinuar. Vaksinimi me një dozë të tretë përforcuese do të kërkohet pas nëntë muajsh që nga vaksinimi fillestar i plotë.

Po ashtu, Bashkimi Europian do të nxisë shtetet anëtare që të vazhdojnë të pranojnë të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga BE-ja dhe do t’u propozojë vendeve europiane hapjen e tyre nga data 10 janar për të gjithë ata që janë vaksinuar me vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.