“Deri më 29 nëntor” Rregullat nga pandemia, Manastirliu firmos urdhërin më të fundit


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur sot lënien në fuqi të vendimit për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura deri më 29 nëntor.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

  1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Ndërkohë që Shqipëria vijon të përballet me disa qindra raste ditore të reja të Covid-19, ndërsa ka një rritje të numrit të personave që humbasin jetën, veçanërisht prej fillimit të muajit tetor.