Disa zona pa energji elektrike/ Moti me reshje dhe stuhi ere, OSHEE jep informacionin e rëndësishëm


Si pasojë e motit të keq me reshje të dendura dhe stuhi ere, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Tiranë.

OSHEE ka nxjerrë informacion duke treguar zonat problematike që kanë mbetur pa energji elektrike dhe thekson se po vijon puna për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë te të gjithë abonentët.

“Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës. Konkretisht:

Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”

Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër

Fideri F18 Nst./Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit.

Grupet e OSSH #Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE.