Eksperti tregon arsyet: Ja pse marrin borxh shqiptarët


Ilir Ciko, ekspert ekonomie, u shpreh në “A2 Business” me gazetaren Aurora Sulçe, se ka disa faktorë që i çojnë shqiptarët që të kërkojnë hua.

“Ka të papritura si mbetja pa punë apo largimi nga vendi. Në këto raste, njeriu kërkon burime financimi siç është borxhi, qoftë nëpërmjet të njohurve apo lidhjeve që kanë. Ka edhe forma më ligjore, siç është kredia.

Nëse do ta shikojmë problemin e borxhit si fenomen në rritje muajt e fundit, kjo lidhet edhe me atë që kemi thënë përherë: nëse rritja ekonomike është e kënaqshme, nuk do të thotë se reflektohet në prosperitetin e qytetarëve.

Ciko shtoi se “për shkak të Covid-19, por edhe rritjes së çmimit globalisht, patjetër që konsumatori do ta ndjejë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Do të luajë rol edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike”./A2