Kreu i qeverisë bën njoftimin e rëndësishëm për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë


Ditën e nesërme pritet të zhvillohet, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri – Kosovë. Lajmin e bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Sipas njoftimit të kryeministrit të qeverisë shqiptare, mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të zhvillohet në qytetin e  Elbasanit.

“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”- shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.